By URL
By Username
By MRSS
Enter a URL of an MRSS feed
 
or

Partia Socialiste ka thelluar me tej akuzat ndaj qeverise për mënyrën korruptive qe sipas saj po jepet licenca e lotarisë kombëtare. Deputeti Sajmir Tahiri deklaroi se do te kërkojë edhe një hetim parlamentar lidhur me procedurën e ndjekur, pasi sipas tij, buxheti i shtetit nuk ka asnjë përfitim. Por ne një njoftim për shtyp, Ministria e Financave ka sqaruar mënyrën se si do te taksohet kompania qe do te operoje ne këtë fushe. Sipas financave, firma do te paguaje 10 % tatim-fitimi, 20 % TVSh, 10 % tatim ne burim, si dhe 10 % te xhiros si taksa ne buxhet. Nëpërmjet njoftimit, Ministria hodhi poshtë pretendimet e opozitës, duke akuzuar liderin socialist se për interesa klienteliste po mashtron publikisht shqiptaret lidhur me këtë proces. Edi Rama ne një reagim ne "Twitter", është shprehur se kur te vije PS ne pushtet do te anuloje tenderin. Ofertat për këtë licence janë bere publike dhe tenderi është ne fazën e shpalljes se fituesit. Por i gjithë procesi është shoqëruar me akuza dhe debate te forta për mënyrën e realizimit te tenderit, ku licenca 10 vjeçare po jepet pa një çmim konkret. Qeveria është justifikuar me pretendimin se me shume se sa paratë, Shqipëria ka nevoje për prezencën e kompanive serioze.Socialist Party has deepened the government's charges against corrupt way that it is given by the national lottery license. MP Sajmir Tahiri said it would require a parliamentary inquiry regarding the procedure followed, as according to him, the state budget has no benefit. But in a press release, Ministry of Finance has clarified how it will be taxed company that will operate in this field. According to Finance, the firm will pay 10% profit tax, VAT 20%, 10% tax at source, and 10% of turnover as taxes in the budget. Through the notification, the Ministry rejected opposition claims, accusing the socialist leader that client interests are publicly deceives Albanians regarding this process. Edi Rama in a response to "Twitter", said that when it comes to power, the...