By URL
By Username
By MRSS
Enter a URL of an MRSS feed
 
or

Poker me Presidenthttps://www.vizionplus.tvhttps://www.facebook.com/vizionplustvpageNë 11 qershor, pas një aksionit politik prej 40 ditësh dhe katër raundesh, me një shumicë të thjeshtë prej 73 votash, Kuvendi zgjodhi presidentin e gjashtë të pluralizmit shqiptar. Ashtu siç ishte paralajmëruar, LSI dhe katër votat e saj u bënë sërish faktor kyç në zgjedhjen e tij. Ajo afroi disa kandidatë, organizoi takime politike të hapura dhe të fshehta dhe bëri thirrje publike që palët (PD dhe PS) të binin në ujdi për një emër të gjithëpranuar. Por në fund Sali Berisha, ia doli të sigurojë mbështetje për kandidatin e tij, anëtarin e kryesisë së PD-së, z. Bujar Nishani.Por cilat ishin motivet dhe kulisat e kësaj zgjedhje të vështirë që tërhoqën interesin e publikut në fund të sezonit politik?Zonë e Ndaluar që ka ndjekur hap pas hapi tërë këtë proces prezanton kronologjinë e zhvillimit të këtij aksionit politik në një dokumetar të përgatitur nga gazetari Andi Bushati.